19:53 / 29.12.2022
Benfica nuk e liron Fernandezin në janar pavarësisht ofertave
Uran Krasniqi/RTKLive
Benfica ka lëshuar një deklaratë zyrtare duke thënë se Enzo Fernandez nuk do të shitet në afatin kalimtar të janarit.
Fernandez që ka një klauzolë lirimi me vlerë 120 milionë euro ishte një nga futbollistët kryesorë të Argjentinës në Kupën e Botës "Qatar 2022", ku latinoamerikanët edhe fituan.
“Qëllimi ynë është të mbajmë Enzon këtu deri në fund të sezonit. Benfica sqaron se presidenti ynë Rui Costa nuk ka folur kurrë për situatën e Enzo Fernandez”, thuhet në deklaratën e klubit portugez.
Skuadra si Real Madrid, Liverpool, Manchester City, Chelsea dhe PSG kanë treguar interes për të siguruar shërbimet e argjentinasit që iu bashkua Benficas verën e kaluar nga skuadra argjentinase River Plate.























