Atletico Madrid mposht Elchen
BKT
Sport

Atletico Madrid mposht Elchen

Uran Krasniqi/RTKLive

Atletico Madrid ka gjetur fitoren në kampionatin spanjoll. Klubi nga Madridi ka fituar nga Elche, një skuadër që gjendet në fund të tabelës në La Liga.

Ndeshja e zhvilluar të enjten ka përfunduar me rezultat 2-0. 

Felix (56') dhe Morata (74') kanë realizuar për ekipin e drejtuar nga Simeone.  

Gjatë ndeshjes u dhanë tre kartonë të kuq, një për skuadrën nga Madridi dhe dy për mysafirët.  

Pas kësaj fitore Atletico gjendet në vendin e tretë me njëzet e shtatë pikë. Tabelën e kryeson Barcelona me tridhjetë e shtatë pikë.