Pele, shtypi argjentinas s’e konsideron si më të mirin e të gjitha kohërave
RTSH
Në përgjithësi, shtypi argjentinas ishte kundër rrymës të pjesës tjetër të botës dhe shmangu përcaktimin e Pelé si futbollistin më të madh në histori.
Gazetat, faqet e internetit, radiot dhe kanalet televizive në Argjentinë u përpoqën të përcaktonin ‘’Mbretin’’ e futbollit si "një nga më të mëdhenjtë", pa e vendosur brazilianin mbi Maradona apo dhe Messi-n, idhujt në vend.
Në Olimp - Clarín shkruan se “do të ishte e rrezikshme të flitej për Pelé si futbollistin më të madh të të gjitha kohërave” me konkurrencën e Maradonës, Cruyff dhe Messit, duke theksuar se krahasimet janë të pamundura dhe diskutimi është i pafund. Gazeta shkon më tej dhe e barazon Pele me emra si Muhammad Ali (boks), Michael Phelps (not), Roger Federer (tenis) dhe Usain Bolt (atletikë), duke e bërë brazilianin "një nga anëtarët ekskluzivë të Olimpit të sportit botëror".
Mbi idhujt - “Diário Olé” shkroi se “askush nuk mund të dyshojë se Pelé ishte një nga futbollistët më të mëdhenj në histori, për shumicën më i miri, madje mbi Maradona-n dhe Messi-n”. Ndërkohë “Tyc Sports” thotë se “Mbreti konsiderohej nga shumë njerëz si lojtari më i madh i të gjitha kohërave”.























