Moti sot në Shqipëri
Anticikloni afrikan tashmë do të jetë dominues në Europën Jug-perëndimore duke mbajtur stabilitet të kushteve atmosferike dhe temperatura të larta në vendin tonë.
Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira të pasuara nga reshje të pakta në zonën veri-perëndimore . Era do të jetë me drjetim Jug - Perëndim me shpejtësi 15 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 4 me lartësi vale 0,5 deri në 1,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rritje.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
Zona malore 3/14°C
Zona e ulët 2/19°C
Zona bregdetare 10/18°C
Kosova, e Premte data 30 Dhjetor 2022
Moti do të jetë me mjegull të ngrirë dhe kthjellime. Era do të jetë me drejtim Veri-lindje me shpejtësi 7 m/sek. Temperaturat do të luhaten në ekstremet e tyre -2°C në mëngjes ndërsa në mesditë do të jenë me rënie 9°C - 12°C .























