‘Mirëmëngjesi Kosovë’, këtë të shtunë vjen me edicionin festiv
BKT
Foto/ RTKlive
Në Fokus

‘Mirëmëngjesi Kosovë’, këtë të shtunë vjen me edicionin festiv

Fadil Sertolli / RTKlive

Duke filluar nga ora 8:00, në studion e Programit te Mëngjesit ne RTK 1, do të jenë të pranishëm personalitete nga jeta publike në Kosovë.

Artist, këngëtar, humorist, do të jenë pjesë e edicionit festiv, duke ndarë përjetimet dhe aktivitetet e tyre të realizuara gjatë vitit 2022.

Mysafir në “Mirëmëngjesi Kosovë”, do të jete kreu i kryeqytetit, Përparim Rama, me të cilin do të diskutojmë për projektet e Prishtinës, punët që janë bërë dhe planifikimet për vitin e ardhshëm.

Gjithashtu, në studio të emisionit të mëngjesit do të jenë, drejtues dhe artist nga Opera e Kosovës, Rreze Kryeziu, Dardan Selimaj dhe sopranoja Besa Llugiqi.

Në “Mirëmëngjesi Kosovë”, në këtë edicioni të fundit për këtë vit, do të bashkëbisedojmë me Fisnik Çerkini, nga CoolnFresh Magazine, i njohur për publikun, për satirat e tij që lidhen me realitetin kosovarë.

Lis Maliqi, artisti i ri me interpretimin e tij live do të argëtoj audiencen në edicionin e nesërm në Programin e Mëngjesit.

Si çdo 31 dhjetor tjetër, gazetarët e programit të mëngjesit do të jenë live me informacione nga Klinika emergjente, KEDS, me ç’rast zyrtarë nga këto institucione do të prezantojnë planin operativ për natën e ndërrimit të motmoteve, por edhe gjatë diteve tjera festive.

As këtë vit, në kuadër të emisionit të mëngjesit nuk do të mungojnë kronikat nga tereni të përgatitura nga gazetarët e redaksisë së mëngjesit.

Prandaj, edhe nesër si çdo mëngjes tjetër, duke filluar nga ora 8:00 deri në orën 11:00, filloni ditën me atmosferën festive në RTK1, me emisionin “Mirëmëngjesi Kosovë”,  që tash e dy dekada është dritare e informimit dhe argëtimin në çdo familje në Kosovë dhe diasporë.

 


MË SHUME NGA Në Fokus