Katari pas dështimit në Botëror s`ia vazhdon kontratën trajnerit spanjoll
BKT
Sport

Katari pas dështimit në Botëror s`ia vazhdon kontratën trajnerit spanjoll

Uran Krasniqi/RTKLive

Felix Sanchez nuk është më trajner i Kombëtares së Katarit. Federata e Futbollit e Katarit nuk ia ka vazhduar kontratën atij.

Nikoqiri i Kupës së Botës nuk arriti ta nxjerrë asnjë rezultat pozitiv në garën që zgjati për një muaj dhe ku ishte në grup me Holandën, Senegalin dhe Ekuadorin. 

"Kemi kaluar disa vite të bukura së bashku, të mbushura me shumë momente të mrekullueshme, që do të jetojnë përgjithmonë në historinë e futbollit të Katarit. Ne jemi mirënjohës për shërbimin dhe urojmë të gjitha të mirat në të ardhmen. Faleminderit për gjithçka, zoti Sanchez!", është shkruar në njoftimin e Federatës së Katarit.