Ronaldo: Brazili është fuqi botërore e futbollit për shkak të Peles
BKT
Sport

Ronaldo: Brazili është fuqi botërore e futbollit për shkak të Peles

Uran Krasniqi/RTKLive

Ronaldo, futbollisti i madh brazilian që më 2002 kishte dalë kampion bote, ka vlerësuar lart Pelen, i cili vdiq të enjten në moshën tetëdhjetë e dy vjeçare.

"Fenomeni" ka theksuar se Brazili është fuqi botërore e futbollit për shkak të Peles. 

"Pele për ne ka qenë shumë më tepër se një futbollist. Të gjithë ne që kemi ardhur pas tij kemi mësuar prej tij dhe Brazili është fuqia botërore e futbollit për shkak të tij. Pele ka vdekur, por ai ka lënë një trashëgimi të madhe për të gjithë ne. Ne jemi shumë mirënjohës. U prehtë në paqe, ne do të kemi gjithmonë kujtime të bukura nga ai", ka thënë Ronaldo.