Espanyol e ndal Barcelonën me barazim
BKT
Sport

Espanyol e ndal Barcelonën me barazim

Uran Krasniqi/RTKLive

Barcelona nuk ka shkuar më shumë se sa barazim me Espanyolin në kuadër të javës së 15-të në La Liga.

Ndeshja ka përfunduar 1-1.

Blaugrana’ e gjetën golin mjaft herët. Ata shënuan qysh në minutën e 7’ me Marcos Alonso. Barazimi nga Espanyol erdhi në pjesën e dytë. Në minutën e 73’ ishte Alonso që shkaktoi penallti, ndërsa në gol e konkretizoi Joselu.

Barcelona ka 38 pikë, po aq sa ka edhe Real Madridi në të dytin. Espanyol gjendet në pozitën e gjashtëmbëdhjetë.