Serie A rikthehet me ndeshje interesante, spikat dueli Inter-Napoli
BKT
Sport

Serie A rikthehet me ndeshje interesante, spikat dueli Inter-Napoli

Serie A pas një pauzë goxha të gjatë rikthehet në aksion.

Elita e futbollit italiane, rikthehet sot me ndeshjet e xhiros së 16-të, ku janë në program të luhen disa duele interesante.

Padyshim se sfida kryesor e mbrëmjes do të jetë përballja mes Interit dhe Napolit, duel ky që pritet të jetë i zjarrtë pasi që ballafaqohen dy skuadrat që synojnë titullin e kampionit, edhe pse skuadra ‘Nerazure’ aktualisht është 11-të pikë prapa liderit të tabelës, Napolit.

Kjo xhiro starton në orën 13:30, me ndeshjen Salernitana-AC Milan, sfidë në të cilin kampionët në fuqi të Italisë, konsiderohen favorit.