Interi ultimatum Skriniar-it
BKT
Sport

Interi ultimatum Skriniar-it

F.Bytyqi/RTKLive

Klubi italian, Inter i ka dhënë ultimatum mbrojtësit të tyre Milan Skriniar që deri më 20 janar të vendos për ofertën e tyre për rinovimin e kontratës së re.

Skriniar është i lidhur me largimin nga Interi pasi që kërkohet nga disa klube të mëdha evropiane përfshirë edhe PSG-n.

Skuadra italiane tashmë i ka dërguar ofertën lojtarit kontratën e re prej 6 milionë euro në sezone plus bonuset.

“Drejtuesit e Inter, ultimatum për Skriniar. Presin një përgjigje për propozimin e rinovimit prej 6 milion euro plus bonuse në sezon deri më 20 janar”, shkruajnë mediat italiane.