Milani e nis me fitore, mposht Salernitanan, fiton edhe Sampdoria
BKT
Sport

Milani e nis me fitore, mposht Salernitanan, fiton edhe Sampdoria

F.Bytyqi/RTKLive

AC Milan e ka nisur me fitore vitin 2023. Kampionët në fuqi sot mundën Salernitana në udhëtim, me rezultat 1-2, ndeshje kjo e zhvilluar në kuadër të xhiros së 16-të në kuadër të Serie A.

Skuadra e Stefano Piolit bëri paraqitje më të mirë në duel me Salernitana, duke arkëtuar tri pikë tejet të vlefshme në garën për kreun e tabelës.

Leao (10’) dhe Tonali (15’), realizuan nga një gol për fitoren e ‘Rossonerëve’, derisa golin e vetëm për skuadrën nikoqire e shënoi Bonnazoli (83’).

Milani pas kësaj fitore, ka 36 pikë në vendin e dytë, pesë me pak se lideri i tabelës, Napoli, kurse, Salernitana renditet e 13-ta me 17 pikë të tubuara.

Me fitore vitin 2023, e ka nisur edhe Sampdoria, e cila në transfertë mundi Sassuolo, me rezultat 1-2.