Piolin i kënaqur me fitoren ndaj Salernitanës: E prisja
BKT
Sport

Piolin i kënaqur me fitoren ndaj Salernitanës: E prisja

F.Bytyqi/RTKLive

Trajneri i Milanit, Stefano Pioli, është shprehur i lumtur me fitoren dhe paraqitjen e të besuarve të tij kundër Salernitanës.

‘Rossonerët’ e nisen me fitore vitin 2023, duke mposhtu në udhëtim Salernitanën (1-2), takim i zhvilluar në kuadër të javës së 16-të në Serie A.

Tekniku italian ka lavdëruar paraqitjen e skuadrës së tij, dhe sipas tij, kjo fitore mund ta ndihmojë shumë ekipin e tij në garën për kreun e tabelës.

 “Jam i kënaqur me paraqitjen. Na u desh të shënonim edhe disa gola për të vuajtur me pak. Është mirë të fillosh me fitore e cila do të na ndihmojë shumë për ndeshjet e ardhshme”, tha ai.

“Ishim përgatitur mirë dhe e prisja këtë fitore, sepse e njoh ekipin tim”, theksoi Pioli.

Pas kësaj fitore, Milani ka 36 pikë, vetëm pesë pikë larg kryesuesit të tabelës, Napolit, e cila sonte luan në udhëtim te Interi.