16:06 / 04.01.2023
Arsim Thaqi zyrtarisht trajner i Dritës
F.Bytyqi/RTKLive
Tashmë është zyrtare. Arsim Thaqi është trajner i ri i Dritës së Gjilanit.
Klubi gjilanas përmes një njoftimi, ka konfirmuar zyrtarizimin e Thaqit në krye të bankinës së skuadrës së tyre.
Ish-trajneri i disa skuadrave elitare të vendit tonë, së fundmi trajneri i Malishevës, tani e tutje do të drejtoj nënkampionët në fuqi të Kosovës.
“FC DRITA zyrtarisht ka arritur marrëveshje me trajnerin, Arsim Thaqi për një kontratë 1 vjet e gjysmë. Trajneri Arsim Thaqi së fundmi ka qenë te Malisheva, ndërsa më parë ka drejtuar edhe Flamurtarin dhe Prishtinën. Në ditët në vazhdim do të prezantohet edhe stafi ndihmës i trajnerit Thaqi, ndërkohë nesër ekipi ynë fillon fazën përgatitore”, thuhet në njoftimin e FC Dritës.























