19:54 / 04.01.2023
Muja shpallet lojtari i muajit tek Antwerp
Uran Krasniqi / RTKLive
Lojtari i muajit tek Antwerp është zgjedhur Arbnor Muja.
Për shpalljen ka njoftuar vetë klubi bel klubi përmes një postimi në profilin e tyre në Twitter.
Ish-futbollisti i Dritës ka gjetur veten te klubi belg pas një fillimi jo aq të mirë. Muajin e fundit mitrovicasi ia doli të shënonte një gol dhe të asistonte në dy të tjerë.
Ai u transferua në Belgjikë në afatin kalimtar të verës, pasi ra në sy në garat e kupave evropiane, ku Drita kishte zhvilluar dy ndeshje me Antwerp.
























