Komuna e Mitrovicës së Veriut më probleme të shumta administrative
Arlinda Sejda/RTK
Kryesuesi i Kuvendit Komunal të veriut të Mitrovicës, Nexhat Uglanin tha se për RTK tha se administrata në veriun e vendit po ballafaqohet me shumë probleme, derisa tha se po bëjnë përpjekje për ta funksionalizuar Kuvendin që deri në fund të muajit të mbajnë një seancë në mënyrë që të jenë gati me planin buxhetor komunal.
“Njëherë jemi 15-të asamblistë që funksionojmë sipas ligjit në pjesën veriore. Do t’i presim zgjedhjet të cilat do të mbahen në prill për kryetar të komunës dhe do të bashkëpunojmë më të përzgjedhurin e komunës, pavarësisht cili do të jetë ai, sepse jemi në shërbim të popullatës, pavarësisht përkatësisht etike”, deklaroi Uglanin.
AI tha se shumë shërbime për qytetarët vazhdojnë të jenë jofunksionale në komunën veriore të Mitrovicës.
“...ka një zbrazëti në kuadër të komunës sepse nuk ofrohen shërbime të kadastrave dhe të tjera obligime për qytetarët. Punëtorët duhet të kthehen në vendet e punës sepse ata janë në shërbim të popullatës jopolitike, sepse edhe ne si kuvend nuk merremi me çështje politike”, deklaroi ai.
Situata aktualisht në veri, sipas Uglaninit, është pak më e qetë me largimin e barrikadave, ndërsa siç tha ai, punëtorët serbë kanë qenë të obliguar të largohen nga puna, pas kërcënimeve që kanë marrë.
“Ne nuk do t’i dorëzojmë mandatet pa u krijuar kushtet për zhvillime politike dhe demokratike, psh zgjedhjet. Ne po kërkojmë pluralizëm edhe në pjesën veriore, njerëzit të votojnë sipas mendimit të tyre për opsionet demokratike...mandate tona janë tri vjeçare”, deklaroi ai.























