22:19 / 04.01.2023
Roma fiton minimalisht nga Bologna
Uran Krasniqi/RTKLive
Roma ka realizuar vetëm fitoren e dytë në shtëpi që nga fillimi i Serisë A në shtator.
"Romakët" kanë mposhtur një skuadër në formë, Bolognan me rezultat 1-0.
Në minutën e gjashtë argjentinasi i Romës, Paulo Dybala, u rrëzua brenda zonës, duke i dhënë rastin kapitenit, Lorenzo Pellegrini, që me qetësi ta shënonte golin e fitores përmes penalltisë.
Mysafirët kërkuan të barazonin dhe rasti më i mirë ishte një gjuajtje e Orsolinit, por megjithatë Rui Patrício e ruajti të paprekur rrjetën mbrapa tij.
Pas kësaj ndeshje Roma gjendet në vendin e gjashtë, ndërsa Bologna në vendin e njëmbëdhjetë.























