Inter thyen më në fund Napolin
BKT
Sport

Inter thyen më në fund Napolin

Uran Krasniqi/RTKLive

Pathyeshmëria e Napolit ka marrë fund në Serie A. Interi e ka mposhtur atë. Kjo ka ndodhur në ndeshjen e sotme në kuadër të javës së 16-të.

Romelu Lukaku dhe Federico Dimarco humbën të dy raste të mira, por jo edhe Dzeko, i cili ka realizuar pas një krosimi nga Dimarco në minutën e pesëdhjetë e gjashtë, duke i dhënë jo vetëm epërsinë klubit nga Milano po edhe fitoren.

Fitorja e sontme e kthen Interin në garën për titull, pasi tani, ani se në vendin e katërt, gjendet vetëm tetë pikë larg Napolit që e kryeson tabelën.