09:57 / 05.01.2023
Rita Ora publikon këngën e re këtë muaj
RTK
Rita Ora ua ka bërë me dije adhuruesve se shumë shpejt do të sjellë diçka të re për ta.
Këngëtarja kosovare me famë botërore ka shkruar në rrjetet sociale se ajo po rikthehet, duke lënë të kuptohet se këtë muaj do të publikojë një këngë.
‘You Only Love Me’ është titulli i projektit të ri.
Këngëtarja 30-vjeçare ka bërë të ditur se kënga do të publikohet më 20 janar. Së fundmi, ylli i muzikës pop ka arritur në Spotify mbi 6.1 miliardë dëgjime nga të gjitha këngët e saj.
Një sukses i tillë është rishpërndarë në InstaStory nga vetë artistja e hitit ‘I Will Never Let You Down’.
Ndërkaq, Ora ka premtuar që vitit 2023 do të shënojë një kapitull të ri në karrierën e saj.