Kupa e Botës, Messi festoi me trofeun fals
BKT
Sport

Kupa e Botës, Messi festoi me trofeun fals

RTSH

Ditë pas triumfit të Argjentinës në Katar dalin të tjera prapaskena rreth festës të Argjentinës në fushë.

Thuhet se për disa minuta Lionel Messi ka shëtitur në stadium me trofeun fals dhe për këtë ka dëshmitarë.

Zbulimi – Këtë prapaskenë e zbuloi i pari fotoreporteri i dy prej gazetarëve më të mëdha në Argjentinë. Fernando de la Orden në një postim në Instagram ka publikuar një fotografi ku vihet re Di Maria teksa i tregon duke qeshur Messi-t trofeun. Kolegu i Fernando de la Orden, Santiago Bluguermann pyeti autorin e fotografisë nëse ishte në dijeni se çfarë po i tregonte Di Maria, Messi-t. “Di María i tregoi Leo-s se kishte bërë xhiron e stadiumit me trofeun e gabuar dhe se e kishte ai trofeun zyrtar”, iu përgjigj fotoreporteri.

Autorët – Në komentin mes dy fotoreporterëve prezantohet edhe Paula Zuzulich, e cila së bashku me bashkëshortin, Manuel Zaro, kishin rrealizuar një kopje thuajse perfkte të Kupës së Botës. Imitimi ishte aq i hollësishëm sa Messi nuk e kishte kuptuar se po mbante në dorë trofeun e gabuar. Madje fotoreporterët shkojnë edhe më tej sa tregojnë se edhe fotografia më e pëlqyer në Instagram, ajo e Messit me Kupët e Botës, është bërë me trofeun fals. 

Plani – Paula Zuzulich shpjegon se plani i tyre ishte që të merrnin nga një autograf për secilin lojtarë në trofeun fals për ta ruajtur si kujtim.

“Si fillim menduam të bënim një trofe dhe më pas të na e firmosnin të gjithë lojtarët. Për herë të parë na ndihmuan familjarët e Paredes, të cilët e afruan trofeun pranë mesfushorit e më pas ai na e firmosi. Herën e dytë trofeu ndjeti në fushë për 45 minuta sepse të gjithë donin të bënin foto. Lojtarët dhe familjaret e tyre bënin foto me trofeun pa kuptuar se nuk ishte origjinali. Aty disa tifozë na thanë se e humbëm kupën dhe në atë çast ngrita zërin afër Paredes dhe i thash që të ma kthente kupën. Në fund Lautaro e firmosi dhe na e dha. Më pas disa zyrtarë të FIFA-s na u afruan dhe vetëm pasi u siguruan se ishte imitim na lanë të lirë të largoheshim”, tha Zuzulich.