City falë golit të Mahrez del me pikë të plota nga fusha e Chelseas
BKT
Sport

City falë golit të Mahrez del me pikë të plota nga fusha e Chelseas

Uran Krasniqi/RTKLive

Një shfaqje superiore në pjesën e dytë ka bërë që Manchester City ta mposhtë Chelsean 1-0 në "Stamford Bridge".

“Citizens” mposhtën “Blutë” e Londrës me rezultat minimal 0:1 në kuadër të javës së 19-të në Premierligë. 

Pjesa e parë u mbyll pa gola të shënuar dhe ishte e lodhshme për vendësit, ku Graham Potterqë bëri zëvendësime të parakohshme të Raheem Sterling dhe Christian Pulisic.

Kampionët në fuqi shfaqën karakter të vërtetë pas pushimit. Nga hiçi Ake goditi fillimisht traversën. Pastaj Bernardo Silva dhe Kevin de Bruyne patën rastet e tyre, por jo edhe golat.

Ka qenë minuta e gjashtëdhjetë e tretë kur pas një aksioni të ndërtuar mirë nga lojtarët e Man City, Riyad Mahrey ka realizuar golin e epërsisë po edhe të fitores. 

Pas kësaj ndeshje Manchester City ka shkuar në kuotën e 39 pikëve dhe mbetet në hap me Arsenalin në luftën për vendin e parë që ka 44 pikë. Chelsea renditet në vendin e 10-të me 25 pikë.