N`Dicka në ‘orbitën’ e Barcelonës
BKT
Sport

N`Dicka në ‘orbitën’ e Barcelonës

F.Bytyqi/RTKLive

Mbrojtësi i Eintracht Frankfurt, Evan N`Dicka është futur në ‘radarin’ e gjigantit katalonas, Barcelona.

Trajneri i ‘Blaugranave’ Xavi Hernandez kërkon të forcoj repartin e mbrojtjes, dhe sipas medieve spanjolle, emri i N'Dicka është në listën e strategut katalonas.

Kontrata e 23-vjeçarit me klubin gjerman skadon në qershor të këtij viti, dhe lojtari duket se preferon një aventure të re në futbollin evropian.

Barcelona është opsion i mundshëm për N'Dicka, i cili mund t’i bashkohet skuadrës së Xavit si lojtar i lirë.

N'Dicka është një nga lojtarët kryesor tek Eintracht Frankfurt.