Bota e futbollit i jep lamtumirën Vialli-t
BKT
Sport

Bota e futbollit i jep lamtumirën Vialli-t

RTSH

Humbja e betejës me sëmundjen që e mundonte prej vitesh ka qenë pikëlluese për shumë personazhe të sportit.

Bota e futbollit brenda pak minutazh i është gjendur pranë familjes Vialli duke e ngushëlluar me mënyrën e vet për ndarjen e parakohëshme nga jeta të sulmuesit të njohur.

Gjesti – Sot në mëngjes përballë klinikës ku mbylli sytë 58-vjeçari tifozët kishin lidhur një shall të Sampdoria-s. Në kangjellat e Royal Marsden Hospital të Londrës të gjithë vunë re gjestin e tifozëve, të cilët vajtuan në heshtje humbjen e idhullit të tyre.

Conte – Antonio Konte zgjodhi që të nderonte me mënyrën e vet kujtimin e Vialli-t. Trajneri i Tottenham nuk u paraqit në konferencën për shtyp të pragndeshjes me Portsmouth-in.

“Shembull stili” – Ish-presidenti i Sampdoria-s, klubit ku ka bërë historinë Vialli, u shpreh i pikëlluar për humbjen e ikonës të futbollit Italian. “Nuk kam fjalë të them atë që po përjetoj në këto momente. Vialli u largua shumë shpejt. Ai ishte shembull vendosmërie dhe stili. Lamtumirë Luca”, ishin disa prej fjalëve të Garrone-s.

“Kapiteni im, përgjithmonë” – I thjeshtë ishte kujtimi i Del Piero-s, i cili me një fotografi ku kishte pozuar me Viallin në fushë me fanellën e Juves shkruante: “Kapiteni ynë. Kapiteni im. Përgjithmonë. Lamtumirë Luca”.

“Lider, jo vetëm në fushë” — Capello zbulon një detaj në mesazhin që dha për vdekjen e Vialli-t. “Vialli-n e mbaj mend në shumë ndeshje ku e kam patur rival. Nuk e njihja personalisht por në fushë shikohej se ishte mjaft i rëndësishëm për ekipin. Ishte një lider i vërtetë dhe këtë e tregoi edhe kur përballoi sëmundjen”, tha Fabio Capello për “LaPresse”.

“Entuziast dhe bujar” – “Sa keq, një keqardhje e madhe. Ai ishte një lojtar i madh, një person i madh, plot entuziazëm dhe bujari. Një njeri i madh”, tha ish-trajneri Arrigo Sachi për “Italpress”.