Ceferin në krye të UEFA-s edhe për një mandat
BKT
Sport

Ceferin në krye të UEFA-s edhe për një mandat

F.Bytyqi/RTKLive

Aleksander Ceferin do ta drejtojë UEFA-n edhe për katër vjet.

Shtëpia më e madhe e futbollit evropiane, ka njoftuar se nuk ka asnjë kandidaturë tjetër përveç asaj të presidentit aktual, për të cilin do të jetë mandate i tretë radhazi.

Ceferin do të rizgjidhet më 6 prill në kongresin e radhës të UEFA-s që do të mbahet në Lisbonë.

Kujtojmë se 55-vjeçari mori detyrën për herë të parë në 2016-ën dhe u bë presidenti i 7-të i UEFA-s duke pasuar Michel Platini.