15:54 / 06.01.2023
Kryeministri Kurti numëron arritjet e Qeverisë së tij
J.Musliu/RTKlive
Kryeministri, Albin Kurti, në një postim në llogarinë e tij në Facebook, ka radhitur veprimet që i ka ndërmarrë qeveria që ai drejton, në vitin 2022.
Këto veprime, sipas tij kanë të bëjnë me rritjen e mirëqenies së qytetarëve.
Mes tyre, ai përmend dy pakot mbështetëse për rreth 800 mijë qytetarë. E para është ajo për Ringjallje Ekonomike në vlerë prej 100 milionë euro dhe pakon për përballje me Inflacion në vlerë prej 150 milionë euro.
Kurti po ashtu e vuri theksin te shtesat e ndara për lehonat, fëmijët, pensionistët, punëtorët, studentët, etj.
























