La Liga dhe Serie A rikthehen me disa duele interesante
BKT
Sport

La Liga dhe Serie A rikthehen me disa duele interesante

F.Bytyqi/RTKLive

La Liga dhe Serie A rikthehen sot në aksion më disa duele tejet interesante.

Elita e futbollit spanjoll vjen sot me tri ndeshjet e para të xhiros së 16-të. Villareal-Real Madrid, ndeshje kjo që nis në orën 16:15, është ndeshja kryesor e ditës së sotëm, sfidë kjo që pritet të prodhoj përballje interesante, edhe pse ‘Los Blancos’ llogaritën favorit në këtë duel.

Përballje interesante parashikohet të jetë edhe ndeshja mes Mallorcas Real Valladolid, sfidë në të cilën titullar do të jetë edhe ylli kosovar i Mallorcas, Vedat Muriqi. Ndërkaq, në ndeshjen tjetër të ditës së sotëm ballafaqohen Espanyol-Girona.

Sfida joshëse do të sjellë edhe Serie A, ku sot do të luhen tri ndeshjet e para të javës së 17-të.

Interi pas fitores kundër Napolit, kërkon trepikëshin e radhës në udhëtim tek Monza, derisa pikët e plota do t’i kërkojë edhe Juventusi në duel me Udinesen.