Ten Hag i lumtur me fitoren ndaj Evertonit, lavdëron Rashfordin
BKT
Sport

Ten Hag i lumtur me fitoren ndaj Evertonit, lavdëron Rashfordin

F.Bytyqi/RTKLive

Menaxheri i Manchester Unitedit, Erik Ten Hag ka komentuar fitoren e skuadrës së tij kundër Evertonit.

‘Djajtë e Kuq’ mposhtën Evertonin (3-1), duke kaluar në rrethin tjetër të garave në FA Cup.

Strategu holandez pas ndeshjes tha se të besuarit e tij bën lojë shumë të mirë, derisa ai lavdëri paraqitjen e Rashford-it.

“Ishte një lojë me shumë goditje nga të dyja skuadrat. Ne jemi të lumtur që e fituam këtë lojë dhe shumë të lumtur që kaluam në raundin tjetër. Mendoj se performanca e Evertonit ishte shumë e mirë, ata luajtën me guxim. Ishte një ndeshje perfekte dhe një fitore shumë e rëndësishme”, tha Ten Hag.

“Rashford është në formë të mirë, ai duhet të vazhdojë kështu. Nëse ai ruan përqendrimin e tij dhe vazhdon të punojë mirë, jam i bindur se do të jetë në gjendje të vazhdojë në këtë formë”, theksoi ai.