Olmo, objektiv i gjigantit të Premier Leagues
F.Bytyqi/RTKLive
Chelsea po e kërkon sulmuesin spanjoll të RB Leipzig, Dani Olmo, raportojnë mediat britanike.
Olmo siç raportojnë mediat në ishull, është një objektiv i Chelseat, nëse ylli i Shakhtar Donetsk, Mykhaylo Mudryk, zgjedh Arsenalin.
Reprezentuesi spanjoll, i cili luajti në Kupën e Botës në Katar, ka kontribuar me 19 gola dhe 22 asistime në 106 paraqitje për klubin gjerman që nga transferimi i tij në vitin 2020.
Ish-ylli i Dinamo Zagrebit, tre vjet më parë kishte debutuar në Kombëtaren e Spanjës, ku deri tani ka zhvilluar 29 ndeshje dhe ka shënuar pesë gola.
Kontrata aktuale e spanjollit me Leipzig është deri në vitin 2024, por thuhet se Olmo verën e ardhshme mund të bëhet me klub të ri, dhe Chelsea është një nga opsionet e mundshme për të.
Spanjolli gjithashtu kërkohet edhe nga Barcelona.























