Bayern e mendon shkëmbimin Coman-Leao
BKT
Sport

Bayern e mendon shkëmbimin Coman-Leao

F.Bytyqi/RTKLive

Bayern Munich po mendon shkëmbimin e anësorit Kingsley Coman me anësorin e AC Milan, Rafael Leao gjatë verës që vjen, raporton ‘Calciomercatoweb’.

Kampionët në fuqi të Gjermanisë, shpresojnë së portugezi të mos e zgjasë kontratën e tij me Milanin, e cila skadon në vitin 2024.

‘Bavarezët’ thuhet se janë të gatshëm të nisin negociatat me Milanin për shkëmbimin e Coman me Leaon.

Ndryshe, reprezentuesi portugez akoma nuk ka arritur marrëveshje me ‘Rossonerët’ për kontratën e re duke e lënë të hapur mundësinë e largimit nga ‘San Siro’.

Leao përveç Bayern Munich, kërkohet edhe nga disa klube tjera të mëdha evropiane.