13:19 / 08.01.2023
Abraham, aset ideal për ‘Djajtë e Kuq’
F.Bytyqi/RTKLive
Manchester United po monitoron nga afër sulmuesin e AS Roma, Tammy Abraham, raportojnë mediat italiane.
Sulmuesi anglez ishte transferuar në Itali nga klubi i Premier Leagues, Chelsea dhe ai shihet aset ideal për ‘Djajtë e Kuq’.
Menaxheri i Unitedit, Erik ten Hag dëshiron të firmos me një sulmues gjatë afatit kalimtar të janarit dhe Abraham thuhet se është në listën e strategut holandez.
Abraham konsiderohet lojtar cilësor për të udhëhequr sulmin e Unitedit së bashku me Martial dhe Rashford.























