City ‘shkel’ Chelsean, kalon në rundin tjetër të FA Cup
Fatmir Bytyqi /RTKlive
Manchester City është treguar i pamëshirshëm në duel me Chelsean, duke triumfuar bindshëm prej 4-0, sonte në kuadër të FA Cup.
‘Qytetarët’ brenda pak ditësh mposhtin për të dytën herë ‘Blutë’ e Londrës, duke treguar superioritetin e tyre ndaj londinezëve.
Të besuarit e Pep Guardiolës në pjesën e parë siguruan fitoren duke shënuar tre gola.
Fillimisht Mahrez (23’) zhbllokojë ndeshjen duke kaluar Cityn në epërsi prej 1-0. Shtatë minuta më vonë Alvarez, i cili nga penalltia dyfishoi epërsinë e skuadrës nikoqire, derisa golin e tretë për Cityn e realizoi Foden (38’).
Edhe në fraksionin e dytë, u zhvillua lojë mjaft e mirë, me dominimin e Cityt e cila përmes Mahrez (85’), ngriti epërsinë në 4-0, derisa ky ishte goli i tij i dytë personal në këtë duel.
City kalon në rrethin tjetër të FA Cupës, derisa për Chelsean këtu merr fund aventura e tyre në këtë garë joshëse në Angli.























