Rikthim sensacional i Romës në derbin ndaj Milanit
BKT
Sport

Rikthim sensacional i Romës në derbin ndaj Milanit

Fatmir Bytyqi /RTKlive

AS Roma ka bërë një rikthim sensacional në finish të ndeshjes në derbin kundër Milanit.

Milan dhe Roma ndanë pikët duke luajtur baras 2-2, sonte në ‘San Siro’ në kuadër të javës së 17-të.

Kampionët në fuqi të Italisë, ishin afër fitores pasi që kishin epërsinë prej 2-0, më një gol të Kalulu (30’) dhe Pobega (77’), mirëpo, në finish të ndeshjes, të besuarit e Jose Mourinhos bën rikthim sensacional duke barazuar rezultatin në 2-2 dhe duke shkëputur një pikë nga ‘San Siro’.

Ibanez (87’) ngushtojnë rezultatin në 2-1, derisa Abraham (90+3), barazoi shifrat në 2-2, rezultat më të cilin edhe u mbyll kjo supersfidë.

Pas kësaj fitore, Milan është  në pozitën e dytë me 37 pikë, shtatë me pak se kryesuesi i tabelës, Napoli, derisa Roma renditet e gjashta me 31 pikë të grumbulluara.