08:28 / 09.01.2023
Dëbora mbulon Parkun Kombëtar të Shebenikut
RTSH
Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën e sotme (9 janar) me pamje nga Parku Kombëtar i Shebenikut, të cilën kreu i qeverisë e konsideron mozaikun e bukurive natyror
Rama publikon videon në rrjetin social Facebook me pamjet nga Maja e Kallkanit, Maja e Zezë, Shkëmbin e Koklit, Maja e Rreshpës, Liqenet akullnajore të Rrajcës, të mbuluara nga dëbora.
"Mirëmëngjesi nga Parku Kombëtar i Shebenikut, mozaiku i bukurive natyrore me Majën e Kallkanit, Majën e Zezë, Shkëmbin e Koklit, Majën e Rreshpës, Liqenet akullnajore të Rrajcës, ju uroj një javë të mbarë", shkruan Rama.























