Haradinaj përkujton Enver Malokun në 24 vjetorin e vrasjes
BKT
Lajme

Haradinaj përkujton Enver Malokun në 24 vjetorin e vrasjes

M.Sh/RTKLive

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka përkujtuar gazetarin dhe intelektualin Enver Malokun në 24 vjetorin e vrasjes së tij. Ai ka thënë se Maloku ka luajtur rol të rëndësishëm në ndërkombëtarizimin e çështjes së Kosovës.

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj tha se Enver Malokun do ta kujtojmë gjithmonë si një nga intelektualët e parë që iu bashkua lëvizjes për liri. 

“Aktivistin dhe gazetarin Enver Maloku, do e kujtojmë gjithmonë si një nga intelektualët e parë që iu bashkua lëvizjes për liri. Si një atdhedashës që ishte, dha gjithçka për lirinë e fjalës, për popullin e Kosovës. Roli i tij në ndërkombëtarizimin e çështjes së Kosovës, ishte i jashtëzakonshëm.Qoftë i përjetshëm kujtimi për Enver Malokun”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.


MË SHUME NGA Lajme