Felix huazohet te Chelsea
BKT
Sport

Felix huazohet te Chelsea

Uran Krasniqi/RTKLive

Joao Felix i është bashkuar Chelseas në formë huazimi nga Atletico Madrid deri në fund të sezonit. Klubi anglez e ka prezantuar përforcimin të mërkurën. 

Paraprakisht futbollisti ka nënshkruar një kontratë me klubin nga Madridi, e cila e mbanë atë të lidhur me Atleticon deri më 2027. 

Trajneri i Chelseat, Graham Potter, ka folur për Felix. 

“Ai është një lojtar cilësor, i ri, por ka përvojë dhe ne mezi presim të punojmë me të", ka thënë ai. 

Edhe futbollisti e ka vlerësuar Chelsean. 

“Chelsea është një nga ekipet më të mëdha në botë dhe shpresoj ta ndihmoj skuadrën të arrijë objektivat e tyre. Jam shumë, shumë i lumtur që jam këtu dhe shumë i emocionuar për të luajtur në Stamford Bridge”, është shprehur portugezi.