Xavi nuk mendon për tansferime gjatë këtij afati
BKT
Sport

Xavi nuk mendon për tansferime gjatë këtij afati

Uran Krasniqi/RTKLive

Xavi nuk po mendon për ndonjë transferim te Barcelona në këtë afat, pavarësisht spekulimeve të vazhdueshme.

“Ne jemi të kënaqur me skuadrën. Unë i kam thënë bordit se do të jem i lumtur nëse skuadra mbetet ashtu siç është. Por ne nuk dimë asgjë. Do të duhet të shohim se çfarë do të ndodhë", ka thënë ai.

Barcelona aktualisht po kryeson kampionatin spanjoll. 

Gjigantët katalanas janë në Arabinë Saudite përpara përballjes së së enjtes me Real Betis.