Bale ka ide të qarta, ja çfarë do të bëjë
BKT
Sport

Bale ka ide të qarta, ja çfarë do të bëjë

RTSH

Pas tërheqjes nga futbolli në moshën 33 vjeçare, Gareth Bale do të provojë fatin e tij si lojtar golfi me kohë të plotë.

Në fakt, golfi ka qenë gjithmonë një nga pasionet e tij të mëdha ndaj ka mundësi që uellsiani të bëhet edhe profesionist.

Më tej, sipas thashethemeve, ish-futbollistit do t'i ofrohet mundësia të luajë përkrah emrave të mëdhenj, përfshirë kapitenët e Ryder Cup: Colin Montgomerie, Paul McGinley, Ian Woosnam dhe Thomas Bjorn.

Cirkuiti kryesor i golfit të famshëm në Evropë do të mirëpresë Gareth Bale me krahë hapur, duke e lejuar atë të konkurrojë edhe kundër legjendave të tjera të sportit si Gianfranco Zola, Robbie Foëler dhe Damon Hill.

Me pak fjalë, pas një karriere 17-vjeçare në futboll, për uellsianin pritet nisja e një aventure të re dhe emocionuese.