Nehammer pas takimit me Kurtin: Austria nxori mësime nga gabimet historike
Jeton Musliu/RTKlive
(Plotësuar) Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe kancelari i Autrisë, Karl Nehammer, mbajtën edhe konferencën për media, pas takimit dypalësh, i cili ka zgjatur më shumë sesa që ishte përcaktuar në agjendë.
Nahammer tha se kryeministri Kurti nuk është në Austri ngaqë thjeshtë iu kujtua Vjenës, por sepse Austria, sipas tij, me Kosovën ka një lidhje të ngushtë dhe besimplotë.
“Kemi folur një pjesë për historinë, për Erhard Busek, Alois Mock, të cilët ishin politikan austriak, Franz Vranitzky, që u angazhuan që pavarësia dhe liria e Kosovës të bëhet temë evropiane. Dhe se tema e pavarësisë dhe lirisë së Kosovës, ishte një temë vendimtare edhe për Austrinë, sepse siguria dhe liria është e domosdoshme”, ka deklaruar Nehammer.
Sipas tij, Kosova e ka bërë synim të jetë pjesë e Bashkësisë Evropiane, pjesë e familjes evropiane dhe për këtë është duke u angazhuar seriozisht.
“Si me luftën kundër krimit të organizuar, luftën kundër korrupsionit, me një përkushtim absolut për sundim të ligjit. Politikisht, është një sfidë shumë e madhe që të merret ky drejtim e këto ndryshime kulturore. Çka më gëzon veçanërisht është që kjo edhe po shpërblehet. Në vitin 2024 do të shohim liberalizimin e vizave për Kosovën. Për ta mundësuar këtë ka pas një testim rigoroz, këtë testim Qeveria dhe autoritetet në Kosovë e kanë kaluar me sukses dhe bindshëm”, deklaroi ai.
Krahas aspektit të sigurisë, dhe aspektit të sundimit të ligjit, Kosova edhe ekonomikisht sipas kryeministrit austriak, është shtet interesant për Austrinë.
“Ne kemi ndërmarrë shumë investime të përbashkëta dhe do t’i zgjerojmë atë në të ardhmen. Me këtë nënkuptojë, që Kosova e ka çështje të njëjta si vendet e tjera të Evropës. Pra sigurimin e furnizimit me energji, dhe zvogëlimin e varësisë nga karburantet fosile. Këto janë synime të cilat na bashkojnë. Këtu Austria do të bëjë një kontribut në zgjerimin e kapaciteteve të energjisë së ripërtëritshme”, tha ai.
Kosova ka treguar që ka një interes të madh të jetë pjesë e familjes evropiane, prandaj e mbështet Austria rrugëtimin e Kosovës në Bashkimin Evropian, tha mes tjerash kancelari austriak.
“Prandaj Austria përkrah edhe Kosovën për Këshillin e Evropës. Ne e dimë që në Bashkimin Evropian nuk e ndajnë të gjithë mendimin e njëjtë këtu, e dimë që ka vende që nuk e njohin Kosovën. Edhe me më rëndësi është që kemi shkëmbim të ngushtë dhe Austria mund të japë kontribut duke qenë urë lidhëse, që t’i bind vendet anëtare që është e drejtë dhe e rëndësishme që Kosova të jetë pjesë e familjes së Bashkimit Evropian, e të integrohet njëjtë si vende tjera të Ballkanit Perëndimor”, deklaroi Nehammer.
Ai po ashtu gjatë deklarimit me kryeministrin Kurti u shprehu optimizëm që bashkëpunimi me Kosovën po bëhen gjithnjë e më të fortë e më i ngushtë.
“Kemi bashkëpunim të mirë policor, Kosova ishte një nga vendet që menjëherë ka dhënë ndihmë pas sulmit terrorist. Këtë nuk do ta harrojë kurrë. Në atë kohë isha Ministër i Brendshëm, kishte menjëherë një bashkëpunim me institucionet tona të sigurisë, shkëmbim të informacioneve, sepse është në interes të dyanshëm që të parandalojmë elementet radikale në shoqërinë tonë. E që krahas sigurisë edhe të punojmë në zgjerimin e bashkëpunimit ekonomik”, deklaroi kancelari austriak.
Ai u shpreh se kjo beson se është për shkak të historisë së Austrisë. “Kanë ndodhur shumë gabime historike dhe ne kemi nxjerrë mësimet tona nga to”, tha ai.
“Këtë përvojë historike, ne e ofrojmë si ndihmë në dialogn Kosovë-Serbi. Varet jo vetëm nga negociatorët që marrëveshja të jetë e suksesshme”, tha ai.
“Ne jemi aty si urë lidhëse e ndërtues urash, e do të jemi në dispozicion”.
Ai deklaroi se ka pasur diskutime edhe me presidentin e Serbisë dhe Austria është në kërkim të gjetjeve të zgjidhjeve të qëndrueshme.
Duke folur për prezëncën e trupave ushtarake austriake në kuadër të KFOR-it, kancelari Nehammer deklaroi se shtimin e numrit të tyre e ka kërkuar në takim, edhe kryeministri Kurti.
“Austria ka numrin më të madh të ushtarëve në KFOR, nga shtetet jashtë NATO-s”.
Ai deklaroi se Austria mbështetë sigurinë e Kosovës dhe është e gatshme të ofrojë trupa shtesë, nëse një gjë të tillë e kërkon NATO dhe KFOR-i.
“Por ne besojmë se të dy palët kanë mundësi të de-eskalojnë situatën”.
Nga ana e tij, kryeministri Albin Kurti u shpreh se gjatë vitit 2022, vendi i ballafaqua me vendosje të barrikadave, por të cilat i hoqën ata që i vendosën.
“Prapa barrikadave janë të njëjtit që i kanë vendosur, pasi këtë e kanë bërë në shenjë të frikës nga sundimi i së drejtës”.
Ai tha se ka kërkuar nga KFOR-i të ndërhyjë, por fatmirësisht situata është zgjidhur në mënyrë paqësore.
“Kemi shprehur interesim për më shumë ushtarë të KFOR-it, për shkak të 48 bazave ushtarake të Serbisë që i ka vendosur rreth Kosovës”, tha kryeministri Kurti.
“Prej tyre, 28 janë ushtarake e të tjerat quhën civile, por në to janë të përfshirë paramilitarët, përfshirë edhe ata të Wagnerit rus”.
Kurti rikujtoi ndikimin e madh rus në Serbi, aq sa edhe ambasadori i Federatës Ruse, ka vizituar e inspektuar forcat ushtarake të Serbisë në kufi me Kosovën.
Sa i përket planit franko-gjerman, kryeministri Kurti deklaroi se Kosova e ka pranuar këtë propozim.
“Ky propozim është bazë e mirë për të vazhduar më tej në negociata”, tha kryeministri Kurti.
“Jemi në momentin që të diskutojmë për një marrëveshje për normalizim të plotë marrëdhëniesh mes Kosovës e Serbisë’, u shpreh ai, duke shtuar se çështja e Asociacionit, mund të adresohet, por vetëm sipas Kushtetutës.
“Kushtetuta u ka dhënë shumë privilegje pakicës serbe dhe është hartuar nga ish presidenti finlandez, Ahtisari, i cili ka fituar edhe çmimin Nobel për paqe si dhe Albert Rohan”.
Kryeministri deklaroi se Kushtetuta nuk lejon Asociacion një etnik.
“Plani dhe Kushtetuta në fjalinë e parë, shkruan se Kosova është shoqëri multietnike”.
Kryeministri Albin Kurti u shpreh se Kosova është e gatshme për ofrim të kushteve të mira e të barabarta, për të gjitha komunitetet, por pa nënvlerësuar Kushtetutën e vendit.
Austria urë mes Kosovës e 5 vendeve mosnjohëse të BE-së
Kancelari i Austrisë deklaroi se Nehammer se me kryeministrin Kurti, ka diskutuar për shumë tema e shumë çështje, duke nisur që nga koha e Erhard Busek, për mbështetjen e dhënë për pavarësinë e Kosovës, e deri tani tek liberalizimi i vizave për kosovarët.
“Liberalizim që do të ndodhë më 1 janar 2014”, tha kancelari Nehammer, duke shtuar se në takim është folur edhe për prodhimin e energjisë së pastër, e që Austria është e interesuar të ndihmojë në këtë aspekt.
“Është shumë e rëndësishme që Austria të jetë urë mes Kosovës dhe vendëve që nuk e kanë njohur pavarësinë e saj, në mënyrë që siç është edhe për të gjitha vendet e tjera, e mirëpret anëtarësimin e saj në BE”.
Kancelari Nehammer foli edhe për bashkëpunim mes dy vendeve edhe në fusha të tjera, sikurse rasti i i sulmit në Vjenë, ku policitë e të dy shteteve, tha se kanë pasur një koordinim shumë të mirë.
“Kemi zgjëruar edhe bashkëpunimin ekonomik”, tha kancelari Nehammer.
Nga ana e tij, kryeministri Albin Kurti, pasi rikujtoi se Austria është vizita e tij e parë zyrtare jashtë shtetit në këtë vit, tha se nuk ka më mirë sesa kjo të fillohet nga qyteti i bukur i Vjenës, vendit të mendimtarëve e kompozitorëve të mëdhenj.
“Austria është një portë hyrëse në BE për vendet e Ballkanit Perëndimor”, tha Kurti, duke shtuar se Austria është mike e partnere e rëndësishme për Kosovën.
“Ky vend na ka ndihmuar në betejën tonë për çlirim e rrugën tonë drejt paqës, bashkë me ushtarët që kanë shërbyer në forcat e KFOR-it në Kosovë”, tha Kurti, para kancelarit Nehammer.
“U jemi shumë mirënjohës për dedikimin tuaj në paqe. Që nga vitet e 70-ta e deri në të 90-ta, Austria është bërë shtëpi e shumë bashkatdhetarëve tanë që kanë ikur nga lufta e dhuna, e ku tani në këtë shtet jetojnë rreth 70 mijë qtyterarë”, tha kryeministri Kurti, i cili ata i cilësoi si ambasadorë të Kosovës në Austri.
“Pra ne nuk kemi vetëm një ambasdador këtu”.
Kreu i Qeverisë kosovare u shpreh se Kosova është e kënaqur të qëndrojë në këtë shteg të zgjërimit të marrëdhënieve, pasi në më pak se dy dekada më parë, Vjena ishte dëshmitare e negociatave të vështira e kompromiseve të dhimbshme që çuan të pavarësinë e Kosovës.
“Pas një muaji do të shënojmë 15 vjetorin e pavarësisë. E tani, kemi Kushtetutë moderne e evropiane, më të drejtat më të avancuara për komunitetet tona në Evropë e më gjërë”.
Kryeministri i Kosovës deklaroi se diplomatët austriakë që e kanë mbështetur Kosovën, tani janë zëri i arsyes.
“Në vlerësojmë mbështetjen e Austrisë për aplikimin tonë për anëtarësim në BE dhe bazuar në vlerësimet e pavarura, pasi Kosova është vendi më demokratik në rajon”.
“BE-në do ta ndërtojmë brenda vendit tonë pasi me BE-në, ndajmë vlerat e përbashkëta, aspirojmë anëtarësim në Këshill të Evropës dhe dua të falendëroj kancelarin për mbështetjen e tij”, tha kryeministri Kurti.
Duke sjellë në vëmendje agresionin rus mbi Ukrainë, Kurti deklaroi se i ka shpjeguar kancelarit, disa nga ndikimet keqdashëse.
“Kosova ka dënuar menjëherë këtë agresion dhe i është bashkuar sanksioneve të BE-së ndaj Rusisë, pasi gjithashtu kemi strehuar 12 gazetarë dhe u kemi ofruar kushte për punë”, tha ai.
Derisa rikujtoi se Kosova ka ofruar të strehojë deri 5 mijë refugjatë ukrainas, kryeministri Kurti u shpreh se kancelarin Nehammer e ka informuar për qasjen pro-aktive e konstruktive të Kosovës në raport me dialogun me Serbinë.
“Dialog që do të duhej të çonte në marrëveshje gjithpërfshirëse me njohjen reciproke në qendër”, tha Kurti, duke e ftuar edhe publikisht kancelarin Nehammer që të vizitojë këtë vit Kosovën.
(Lajmi është në plotësim)

Austria e gatshme të ndihmojë në dialogun Kosovë-Serbi
Kancelari i Austrisë deklaroi se me kryeministrin Kurti ka folur për të gjitha cështjet, si ato politike, ekonomike e të sigurisë, përfshirë edhe integrimet dhe ndihmën që Austria është e gatshme t’i ofrojë Kosovës.
Nga ana e tij, kryemnistri Kurti rikujtoi se Austria ishte dhe mbetët një nga shtetet që ka ndihmuar dhe përkrahur më së shumti Kosovën dhe për këtë arsye, ky shtet zë një vend të vecantë tek kosovarët.
Kurti eNehammer folën edhe për cështjën e dialogut mes Kosovës e Serbisë ku kancelari austriak deklaroi se vendi i tij është i gatshëm të ndihmojë në pikat ku ka ngecje.
Ai tha se kjo bëhet edhe për shkak të lidhjes historike që Austria ka me vendët e Ballkanit Perëndimor.
(Lajmi është në plotësim)
Nis takimi Nehammer-Kurti |Video-Foto
Leonora Bërbatovci/RTK
Pas pritjes nga kancelari i Austrisë, Karl Nehammer dhe nderimeve nga Garda Ceremoniale e këtij shteti, kryeministri Albin Kurti u nënshkrua edhe në librin e vizitorëve.
Në këtë libër që ndodhet në Kancelari, lënë shënimet e tyre drejtuesit e shteteve të ndryshme që priten nga kancelari.
Menjëherë pas kësaj pike protokollare, kryeministri Kurti e kancelari Karl Nehammer, i janë drejtuar zyrës së kancelarit, ku në këto momente edhe po zhvillohet takimi bilateral, pa praninë mediave.
Pas takimit me kancelarin Karl Nehammer, do të ketë edhe një konferencë të përbashkët për media.
Kjo konferencë do të mbahet në orën 13:00 dhe RTK do të bëjë transmetimin e drejtpërdrejtë të saj.


Garda ceremoniale e Austrisë, gati të nderojë kryeministrin Kurti |Video
Garda ceremoniale e Austrisë, në këto momente po bëhet gati që ta presë me ndërimet më të larta shtetërore, kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.
Në orën 12:00, me ceremoni zyrtare, kryeministri Kurti do të mirëpritet nga kancelari i Austrisë, Karl Nehammer për një takim bilateral.
Pas takimit me kancelarin Karl Nehammer, që do të mbahet prapa dyerve të mbyllura, do të ketë edhe një konferencë të përbashkët për media.
Kjo konferencë do të mbahet në orën 13:00 dhe RTK do të bëjë transmetimin e drejtpërdrejtë të saj.
Përveç çështjeve të Ballkanit Perëndimor si në aspektin politik ashtu edhe në atë të sigurisë, një ndër temat e këtij takimi mes kryeministrit Kurti dhe kancelarit Nehammer, do të jetë edhe aplikimi i Kosovës për anëtarësim në BE.
Gjatë qëndrimit njëditor në Vjenë, kryeministri Kurti po ashtu do të marrë pjesë në diskutimin me temë "Ballkani Perëndimor: pjesë qendrore e paqes së qëndrueshme në Evropë" të organizuar nga Akademia Diplomatike e Vjenës, Instituti Austriak për Politika Evropiane dhe të Sigurisë dhe Ambasada e Republikës së Kosovës në Austri.
Ndërkohë, para vizitës në Vjenë, kryeministri Kurti ka dhënë edhe një intervistë të gjatë për gazetën më të madhe austriake, Der Standard.
Sa i përket porpozimit franko-gjerman për marrëveshjen Kosovë-serbi, në këtë intervistë, kryeministri Kurti ka rikujtuar se më 18 gusht të vitit të kaluar, pati një takim me Shefin e Politikës së Jashtme të BE-së, Josep Borrell.
“Së pari duhet të negociohet një marrëveshje kornizë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Mendova se ishte e mrekullueshme. Por Vuçiq ka thënë vazhdimisht se nuk është i interesuar për një marrëveshje të tillë kornizë”, deklaroi Kurti.
Sipas tij, Vuçiqi është i interesuar për menaxhimin e krizave, për fenomenin e zjarrfikësit.
“Ju ndezni zjarre, pastaj vishni shpejt një xhaketë tjetër dhe thoni, unë mund ta shuaj zjarrin! Tre javë pas këtij takimi, përfaqësuesit e qeverisë franceze dhe gjermane, Emmanuel Bonne dhe Jens Plötner, erdhën me ide që i konsideroj një bazë e mirë për diskutime të mëtejshme, sepse ato kanë të bëjnë me konceptet dhe idetë universale të integritetit territorial dhe sovranitetit, të drejtave të njeriut, pavarësinë dhe demokracinë”.
Kryeministri Kurti ka thënë se në të kaluarën kishte më shumë një ideologji për zgjidhjen e problemeve, një qasje "sui generis" me një oqean detajesh që dekurajonte të gjithë.
Kurti në këtë intervistë ka thënë se në propozimin franko-gjerman, janë përfshirë disa nga paragrafët e marrëveshjes gjermano-gjermane të vitit 1972.
“Por Willy Brandt shkoi paraprakisht në Varshavë dhe kërkoi falje. Dhe marrëveshja ishte e mundur sepse dy Gjermanitë morën një vend në OKB nëntë muaj më vonë”.
Sipas Kurtit, me Rusinë dhe Kinën, Kosova nuk e ka një shans të tillë.























