30-vjetori i marrëdhënieve Shqipëri-Ukrainë/ Xhaçka: Do të hapim ambasadën
/rtsh.al/
Me rastin e 30-vjetorit të vendosjes së raporteve mes Shqipërisë dhe Ukrainës, ministrja e Jashtme Olta Xhaçka ka deklaruar se Shqipëria do të përmirësojë praninë diplomatike në Kiev, madje duke hapur ambasadën e saj në Ukrainë.
Xhaçka vuri në dukje gjithashtu se Ukraina, është një komb i lirë dhe se e ardhmja e saj është në familjen euroatlantike.
Përmes një postimi në Tëitter Xhaçka shkruan se Shqipëria dhe diplomacia shqiptare po forcon bashkëpunimin me Ukrainën dhe se do të punojë ngushtë me homologun e saj ukrainas DmytroKuleba.
“Të dyja vendet i përkasin familjes së kombeve të lira dhe demokratike dhe të dy e kanë të ardhmen në familjen euroatlantike. Me rastin e këtij 30-vjetori, jam e lumtur të njoftoj se Shqipëria do të përmirësojë praninë e saj diplomatike në Kiev duke hapur ambasadën e saj në Ukrainë”, shkruan ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka.























