Boston kalon New Orleans, Denver dominon mbi Phoenix
BKT
Sport

Boston kalon New Orleans, Denver dominon mbi Phoenix

RTSH

Jaylen Brown (41 pikë) dhe Jayson Tatum (31 pikë) treguan edhe një herë formën e mirë që po kalojnë duke mundur një ekip të vështirë për tu mposhtur siç janë Pelicans (munguan Zion Williamson dhe Brandon Ingram).

Këta të fundit u dorëzuan në minutat e fundit të ndeshjes duke mos ruajtur hapin e Celtics, të cilët u bënë skuadra e parë këtë sezon që arrijnë kuotën e 30 fitoreve.

Fitore me shumë vlera mori edhe Denver përballë Phoenix. Për Jokiç me shokë ky sukses ishte i 12-ti radhazi në shtëpi. Suksesi i lejon atyre që të vazhdojnë të udhëheqin Konferencën e Perëndimit. Lojtari serb ishte autor i një ndeshje të mirë duke realizuar 21 pikë, rrëmbyer 18 topa në tabelë dhe dhuruar 9 asist.

Ndeshja e vendosur në tre periodat e para i lejoi trajnerit të Denver që të pushojë yllin serb në 12 minutat e fundit ndërkohë që për Suns momenti negativ nuk ka fund.

Rezultatet

WASHINGTON WIZARDS-CHICAGO BULLS 100-97

BOSTON CELTICS-NEW ORLEANS PELICANS 125-114

DETROIT PISTONS-MINNESOTA TIMBERWOLVES 135-118

NEW YORK KNICKS-INDIANA PACERS 119-113

ATLANTA HAWKS-MILWAUKEE BUCKS 105-114

MEMPHIS GRIZZLIES-SAN ANTONIO SPURS 135-129

SACRAMENTO KINGS-HOUSTON ROCKETS 135-115

DENVER NUGGETS-PHOENIX SUNS 126-97