Zelensky bisedon me Ramën: E rëndësishme rritja e ndihmës për Ukrainën
rtsh.al
30-vjetori i vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë dhe Ukrainës, ka qenë subjekt edhe një postimi në Twitter nga ana e Presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky, i cili me këtë rast ka dhënë edhe detaje nga telefonata me kryeministrin, Edi Rama.
Përmes këtij postimi, Zelensky shkruan se një temë tjetër e bisedës ka qenë edhe situata në frontin e luftës, si dhe rëndësia e rritjes së ndihmës për sigurinë në Ukrainë
“Kam pasur një bisedë telefonike me kryeministrin shqiptar, Edi Rama. Ai uroi 30-vjetorin e marrëdhënieve diplomatike mes vendeve tona, vuri në dukje hapjen e ambasadës në Kiev. Diskutuam situatën në front, rëndësinë e rritjes së ndihmës për sigurinë në Ukrainë dhe mbështetjen e Formulës sonë të Paqes”,- shkruan Zelensky.