Vdes Lisa Marie Prislli
Magazina

Vdes Lisa Marie Prislli

RTK

Si pasojë e një sulmi në zemër, ka vdekur Lisa Marie Prislli, fëmija i vetëm i Ellvis Prisllit, legjendës së rokenrollit. Herën e fundit ajo është parë të martën që lamë pas, në ceremoninë e ndarjes së çmimeve Globi i Artë në Beverlli Hills të Kalifornisë.

Në moshën 54 vjeçare ka vdekur e bija e vetme e mbretit të rokenrollit Elvis Prisllit, Liza Mari Prislli. Lajmin për vdekjen e saj e ka bërë të ditur e ëma e Liza Marisë, Prisilla Prislli.

“Me zemër të lënduar më duhet ta ndaj lajmin e kobshëm se vajza ime e bukur Liza Mari na ka lënë” ka shkruar Priscilla.

Lajmi për vdekjen e Liza Marisë është dhënë vetëm disa orë pasi ajo është dërguar me urgjencë në spital pas një sulmi kardiak që ka pasur në shtëpinë e saj në Calabasas të Kalifornisë.

Sikurse edhe I ati, Liza Mari ishte kantautore, duke publikuar tre albume mes viteve 2003-2012. Liza Mari herën e fundit në publik është parë ditën e martë në Beverlli Hills të Kalifornisë, në ceremoninë e ndarjes së çmimeve të Globit të Artë.

Liza Mari Prislli ka qenë e martuar katër herë, përfshirë këngëtarin Michael Jackson dhe aktorin Nicholas Cage. Lajmin për vdekjen e ka bërë të ditur e ëma e saj, Priscilla Presley


MË SHUME NGA Magazina