Tërmeti në Shqipëri, reagon Ministria e Mbrojtjes
Shqipëri

Tërmeti në Shqipëri, reagon Ministria e Mbrojtjes

ATSH

Lëkundje të forta tërmeti janë ndjerë mbrëmjen e sotme rreth orës 22:37 në Tiranë.

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi deklaroi në një postim në rrjetet sociale se sipas të dhënave paraprake nga Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile dhe Igjeum, lëkundje tërmeti me magnitudë 4.7 Richter, me epiqendër 3 km në jug të Klosit janë ndier në të gjithë territorin e Shqipërisë.

“Sipas të dhënave të deritanishme raportohen disa dëme të lehta në Njësinë Administrative Xibër, Bashkia Klos”, deklaron ministri.

Peleshi thekson se të gjitha strukturat e Mbrojtjes Civile janë në gatishmëri dhe në kontakt të vazhdueshëm më të gjitha Bashkitë e vendit.


MË SHUME NGA Shqipëri