10:46 / 16.01.2023
Moti sot në Shqipëri
RTSH
Gadishulli i Ballkanit po ndikohet nga afrimi gradual i masave ajrore të paqëndrueshme të cilat do tësjellin rreshje shiu dhe stuhi por edhe reshje bore në zonat malore në fillimin e javës.
Moti do të jetë me vranësira dhe reshje shiu në veriperëndim, reshje bore në verilindje, juglidnja do të jetë me kthjellime dhe vranësira. Era do të jetë me drjetim Jug - Lindje me shpejtësi 15-20m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 6 me lartësi vale 1,5 deri në 2,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rritje.