Rama mbledh grupin parlamentar të PS
Shqipëri

Rama mbledh grupin parlamentar të PS

RTSH

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur këtë të hënë (16 janar), grupin parlamentar të Partisë Socialiste. Kjo mbledhje vjen pak orë para nisjes së sesionit të ri parlamentar, ku ligjvënësit do të kenë përpara sfida të rëndësishme, sikurse është zgjedhja e Avokatit të Popullit, ligji për bashkëpunëtorët e ish-sigurimit, pasaportat e arta, etj.

Në mbledhjen e sotme të Ramës me grupin parlamentar socialist, në fokus të së cilës do të jetë performanca e deputetëve e ministrave gjatë vitit që lamë pas, bëhet me dije se është i pranishëm dhe deputeti i Shkodrës, Agron Çela, i bashkuar pak javë më parë me PS pas largimit nga Partia e Lirisë.


MË SHUME NGA Shqipëri