555-vjetori i vdekjes së Skënderbeut, Rama:Ka nevojë të njihet edhe më mirë
Shqipëri

555-vjetori i vdekjes së Skënderbeut, Rama:Ka nevojë të njihet edhe më mirë

rtsh.al

Në vigjilje të përkujtimit të 555-vjetorit të vdekjes së Gjergj Kastriot Skënderbeut, kryeministri Edi Rama ka deklaruar se figura e Heroit Kombëtar nuk njihet aq sa duhet. Sipas Ramës, ajo do të duhet të njihet edhe më shumë, veçanërisht në kontributin që duhet të japin historianët.  

I pranishëm në Qendrën për Hapje dhe Dialog (COD) në Kryeministri, bashkë me studiuesin Aurel Plasari dhe nxënës të shkollave të mesme, me rezultate të shkëlqyera dhe pjesëmarrës të olimpiadave në lëndën e historisë, kryeministri Rama tha se Skëndërbeu nuk ka nevojë për fushatë mbrojtjeje por duhet vlerësuar në kontekstin që ai veproi dhe se ka shumë gjëra për të mësuar nga historia e tij.

“Mund të shtoj diçka duke e lidhur me diçka që Aureli tha më parë, me atë që Skënderbeu na qënka një mit që e ngriti lart komunizmi. Në këtë reagim që ju përmendet ka lidhje edhe kjo, një lloj kundërveprimi komplet në terr, në emër të një çlirimi nga hija e rëndë e një figure që na e paska imponuar komunizmi. Dhe pastaj ai zinxhir që u krijua, ku Skëndërbeu është një prej elementeve, si rezultat i nevojës për të dalë në pah duke i gjuajtur një figure aq të madhe. Nuk mendoj që Skëndërbeu ka nevojë për fushatë për ta mbrojtur, nuk ka asnjë nevojë, në kemi nevojë për ta njohur më mirë dhe për ta vlërësuar me mirë kontektstin që ai veproi, se ka aq shumë gjera për të mësuar nga histora e tij. Libri është gjëja më e vyer që është shkruar në gjuhën shqipe” u shpreh kryeministri Rama.


MË SHUME NGA Shqipëri