Gjilani përforcohet me futbollistin e Ballkanit
Uran Krasniqi/RTKLive
Egzon Sinani është përforcimi i fundit i Gjilanit. Për marrëveshjen ka njoftuar klubi me anë të një komunikate.
"Gjilani komunikon angazhimin e futbollistit Egzon Sinani. Sinani i cili luan në pozitën e mbrojtësit të qendrës vjen nga radhët e Klubit Futbollistik Ballkani, derisa në të kaluarën ka qenë gjithashtu pjesë e Klubit Futbollistik Llapi. Në edicionin e fundit ka fituar titullin kampion dhe ka zhvilluar disa paraqitje në arenën ndërkombëtare me klubin nga Suhareka. 28 vjeçari është vënë menjëherë në dispozicion të ekipit. Të gjithë në SC Gjilani i urojnë mirëseardhje Egzonit dhe i dëshirojnë sukses në objektivat që klubi ka vënë para për vazhdimin e projektit", ka shkruar klubi gjilanas.
Aktualisht në tabelën që e kryeson Drita, Gjilani gjendet në pozitën e katërt.























