PSG fiton miqësoren kundër Al Nasr & Al Hilal all Stars
BKT
Sport

PSG fiton miqësoren kundër Al Nasr & Al Hilal all Stars

Uran Krasniqi/RTKLive

Paris Saint-Germain ka fituar miqësoren kundër Al Nasr & Al Hilal all Stars, në një ndeshje e cila ka mundësi të jetë e fundit ku përballen mes vete Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo.

Ndeshja e zhvilluar në King Fahd International Stadium (Riyadh) ka përfunduar 4-5 në favor të francezëve. 

Ronaldo (34’, 45+6’), Jang Hyun – Soo (56’) dhe Talisca (90+4’) kanë shënuar për  Al Nasr & Al Hilal all Stars kurse Messi (3’) Marquinhos (43’), Ramos (53’), Mbappe (60’) dhe Ekitike (78’) për fituesit.