Real Madrid në çerekfinale pas rikthimit kundër Villarealit
BKT
Sport

Real Madrid në çerekfinale pas rikthimit kundër Villarealit

Uran Krasniqi/RTKLive

Real Madrid është kualifikuar në çerekfinale të Kupës së Mbretit. Kjo pasi ka arritur ta përmbys rezultatin kundër Villarealit .

”Mbretëritt” ishin në disavantazh prej dy golave por ndeshja është mbyllur me rezultat 3-2.

Villarreal gjeti golin i pari me anë të e Etienne Capoue qysh në minutën e katërt. Nga fundi i pjesës së parë Samuel Chukwueze e dyfishoi epërsinë. Me rezultat 2-0 ka përfunduar edhe pjesa e parë. 

Pastaj çdo gjë ka folur për Realin. 

Vinicius Junior (53’), Eder Militao (69’) dhe Daniel Ceballos (86’) kanë realizuar për madrilenët, duke bërë që të fitohej një ndeshje e cila dukej sikur ishte humbur.