City fiton me përmbysje ndaj Tottenham
BKT
Sport

City fiton me përmbysje ndaj Tottenham

Uran Krasniqi/RTKLive

Kampionët e Premier League është tronditur kur Tottenham ka realizuar dy herë në momentet e fundit të pjesës së parë, por megjithatë skuadra e Manchester City është zgjuar pas pushimit.

Ndeshja është mbyllur 4-2 për skuadrën e drejtuar nga Pep Guardiola. 

Alvarez (51’), Haaland (53’) dhe Mahrez (63’, 90’) shënuan për City. Kulusevski (44’) dhe Emerson Royal (45+2) shënuan për Tottenham.

City me këtë fitore kalon në pozitën e dytë me 42 pikë. Në vendin e parë në tabelë gjendet Arsenal me 47 pikë.