Reshje të dendura dëbore, bllokohet Rruga e Arbrit
Foto: /rtsh.al/
Shqipëri

Reshje të dendura dëbore, bllokohet Rruga e Arbrit

/rtsh.al/

Reshjet e dedura të dëborës kanë sjellë bllokim të Rrugës së Arbrit. Policia Rrugore ka bërë me dije se drejtuesit e mjeteve që udhëtojnë drejt Tiranës dhe anasjelltas nëpërmjet bypass Qafë Muzinë, duhet të ndjekin aksin rrugor Klos-Burrel-Ulëz. Më tej, policia rrugore u ka bërë apel shoferëve që të tregohen të kujdesshëm në drejtimin e mjetit dhe të shmangin lëvizjet e panevojshme.

“Prej orëve të para të mëngjesit të sotëm në zonat malore të qarkut  Dibrër kanë rënë reshje dëbore dhe për këtë shkak, aksi i rrugës së Arbrit , bypass- Qafë Murrizë, është  bllokuar dhe subjekti kontraktor për mirëmbajtjen e  rrugës po punojnë për pastrimin dhe hapjen e saj.

Policia Rrugore apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve që lëvizin në drejtim të Tiranës dhe anasjelltas nëpërmjet bypass- Qafë Murrizë,  të ndjekin aksin rrugor Klos-Burrel-Ulëz.

Policia e Rrugore apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve që të tregojnë kujdes të shtuar në drejtimin e mjetit,  të shmangin lëvizjet e panevojshme, të moderojnë shpejtësinë dhe të mos bëjnë manovra të rrezikshme në rrugë. Në rast nevoje për ndihmë, telefononi në numrin 112 ose dërgoni njoftim në Komisariatin Dixhital”, thuhet në njoftim.

Prej disa ditësh, moti i keq ka mbërthyer vendin Shqipërinë, duke sjellë përmbytje në disa zona. Një ditë më parë, Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi paralajmëroi shtim reshjesh, vërshime lumenjsh dhe rrëshqitje dherash.

 

 


MË SHUME NGA Shqipëri